Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, rriten çmimet e karburanteve

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, rriten çmimet e karburanteve

Bordi i Transparencës, pas mbledhjes së zhvilluar sot ka vendosur çmimet e reja për shitjen e karburantit në Shqipëri.

Kështu Bordi vendosi që çmimi i shitjes me pakicë i naftës të jetë 239 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë 227 lekë/litër.

Në krahasim me vendimin e shkuar, nafta është rritur me 10 lekë.

Po ashtu, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë do të jetë 237 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 225 lekë/litër.

Në krahasim me vendimin e shkuar, benzina është rritur me 8 lekë.

Gazi do të shitet me pakicë 90 lekë/litër me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.

Bordi thekson se çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që, në pikat e tjera, për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi”, shkruhet në vendim.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Këto çmime do të hyjnë në fuqi sot, pas orës 18:00.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy