Më shumë se 40 shtete amerikane kanë ngritur një padi duke akuzuar firmat farmaceutike për komplot me qëllim të rrisin në mënyrë artificiale koston e barnave të zakonshme medicinale. Akuza është paraqitur nga prokurori i Konektikat dhe sipas saj kompanitë kanë bashkëpunuar për rritjen e çmimeve për barnat që trajtojnë diabetin ose kancerin.



