Kara: Të futet në sitë e gjithë ekonomia informale. Bregu: Duhet kontroll për origjinën e pasurive

Kara: Të futet në sitë e gjithë ekonomia informale. Bregu: Duhet kontroll për origjinën e pasurive

Avokati Romeo Kara për deklaratën e ambasadorit të Bashkimit Europian në vendin tonë, Silvio Gonzato, se paratë e krimit duhet të rrinë jashtë ekonomisë dhe biznesit, thotë se e gjithë ekonomia informale dhe kriminale në Shqipëri duhet futur në sitë.

 

Nga studio e emisionit “MCN Economy” ai deklaroi se paraja e krimit ka marrë peng ekonominë dhe ka krijuar garanci të fortë politike.

 

Duhet jo vetëm të luftojmë ekonominë informale dhe krimin, por kjo kërkon transparencë. Nuk mund të pranohemi në Europë pa futur në sitë të gjithë ekonominë informale dhe kriminale, duke hequr varësinë nga një para jo e vogël, që ka marrë peng jo vetëm ekonominë, por ka krijuar garanci të fortë politike. Duhet të bëjmë të ditur kush është përfituesi fundor dhe kush është pronari real. Duhet parë kush përfiton. 

 

Shqipëria duhet të zbardhë pronarët e vërtetë që përfitojnë tenderat. Nuk ka vullnet politik për të zbardhur përfituesit e vërtetë të tenderave. Call centerat janë mashtrim total. Infiltrimi i krimit në biznes po largon shqiptarët nga vendi. 

Paratë e krimit i kanë bërë të papërballueshme çmimet e apartamenteve për shqiptarët. Krimet në Shqipëri bëhen për t’u pasuruar, se jemi të pangopur. Na është vënë një stekë politike shumë e fortë nga Europa. Se kriminelët janë bërë aq të fuqishëm sa kanë blerë dhe burra shteti nga Europa. 

 

Nga ana e tij gazetari Sokol Bregu nënvizoi domosdoshmërinë e kontrollit për origjinën e pasurive në Shqipëri.

 

Të gjithë tenderat, paratë publike, të pastrimit të qytetit, dihet që të gjitha janë para krimi. Pastrimi i qytetit është paraja më e shpejtë. Grupet ndihmojnë në zgjedhjen e kryetarit të bashkisë dhe kërkojnë tenderat. Në investimet strategjike në atë që do bllokonte Shqipërinë nuk janë. Aty e ke hipotekën, merri kush i ka në pronësi pronat e patundshme. 

 

Nga pronat e patundshme nis, se paranë kesh ti nuk e gjen dot kurrë, aty i ke pronat e patundshme, mund t’i gjesh kush i ka dhe si i ka. Merre Hipotekën e ke aty, merre në pyetje ku i gjete apartamentet. Nuk ka kontrolle të mirëfillta për origjinën e pasurive në Shqipëri. Sot shumë biznesmenë origjinën fillestare e kanë nga krimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy