Mali i Zi dhe Kosova heqin taksën kufitare

Mali i Zi dhe Kosova heqin taksën kufitare

Në Podgoricë të Malit të Zi u nënshkrua sot marrëveshja për heqjen e taksës së sigurimit kufitar ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës.

 Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i Zyrës Kombëtare të Sigurimit të Malit të Zi, Boris Shaban dhe nga drejtori i përgjithshëm i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku.

 Marrëveshja parashikon që shtetasit e Malit të Zi dhe të Kosovës nga 1 korriku nuk do të paguajnë sigurimin për automjete në vlerë prej 15 euro në kufirin shtetërorë të dy vendeve.

 Në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes morën pjesë edhe Zv/kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe Zv/kryeministrja e Kosovës, Emilja Rexhepi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy