Basha me farmacistët: Në Shqipëri ilaçe të pasigurta, qeveria ka dështuar

Basha me farmacistët: Në Shqipëri ilaçe të pasigurta, qeveria ka dështuar

Lulzim Basha, zhvilloi mëngjesin e sotëm një takim me farmacistë dhe pacientë për të shpjeguar programin “Shqipëria fiton shëndetësinë”.

Kryetari i Partisë Demokratike tha mes të tjerash se cilësia e barnave ka marrë një goditje të fortë gjatë këtyre viteve.

Cilësia e barnave ka marrë një goditje të jashtëzakonshme gjatë këtyre viteve. Tregu është hapur për mafien e barnave e cila sjell barna të pa certifikuara jo në funksion të shëndetit të njerëzve por në funksion të mbushjes së xhepave të një grushti importuesish. Angazhimi i parë në këtë fushë është që ne do të bëjmë të gjitha ndryshimet e nevojshme ligjore dhe do të ushtrojmë të gjithë kontrollin e nevojshëm që barnat shqiptare të cilësisë dhe standardeve të vendeve europiane”, – tha Basha.

Tregu i barnave, tha lideri i opozitës, është i hapur vetëm për mafian e ilaçeve që importojnë ilaçe të pasigurta.

Lulzim Basha, tha mes të tjerash se programi është rezultat i konsultimeve me të gjithë aktoret e sektoreve të ndryshëm, në këtë rast farmacistët.

 "Ndryshimet ligjore do të garantojnë sigurinë e ilaçeve. Ushtrimi i kontrollit për të zbatuar këto ligje, pjesa tjetër e këtij vullneti.Problemet më të mëdha kërkojnë vullnet politik për t’i zgjidhur.Më 25 prill fiton pacienti, farmacistët, fiton Shqipëria".

 Shqiptarët, shtoi lideri i opozitës, sot paguajnë më shumë se çdo qytetar i Ballkanit ndërsa pandemia nxori zbuluar sistemin e falimentuar shëndetësor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy