Komisioni Ekonomisë/ Tabaku: Pastrimi i parave po dëmton ekonominë

Komisioni Ekonomisë/ Tabaku: Pastrimi i parave po dëmton ekonominë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ngriti sot në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave shqetësimin për ndikimin e pastrimit të parave në ekonominë shqiptare dhe kundërshtoi paraqitjen si pozitive të raporteve ndërkombëtare për këtë çështje.

 

Gjatë diskutimit të propozimit ligjor për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, Tabaku kërkoi që përafrimi me Bashkimin Europian të shoqërohet me zbatim konkret dhe masa për të mbrojtur ekonominë nga paratë e pista.

 

Ajo iu referua raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili, sipas saj, evidenton paratë që vijnë nga krimi i organizuar dhe korrupsioni, teksa kërkoi që institucionet përgjegjëse t’i trajtojnë me seriozitet këto konstatime dhe kundërshtoi përdorimin e raporteve të Ministrisë së Financave si referenca ndërkombëtare. 

 

Tema e pastrimit të parave është e rëndësishme për Shqipërinë, ndonëse ky propozim vjen për përafrimin me BE-në. Këto ligje na imponojnë që të mos i kemi vetëm në letër. Kur diskutojmë se çfarë mund të bëjmë, besoj se duhet të kemi parasysh se sa zbatohen ato.

 

 

Kemi parë një zhvlerësim të madh të euros, që vjen nga pastrimi i parave. Shohim këtu një vëmendje të shtuar edhe ndaj kriptomonedhave, por ndërtimi është lënë jashtë kësaj vëmendjeje. Nuk e kuptoj arsyen, kur, në fakt, ndërtimi është i përfshirë në pastrimin e parave.

 

 

Po kështu, FATF-ja na ka hequr nga lista gri e pastrimit të parave, sepse miratuam katër ligje dhe dolëm nga kjo listë. Por, në realitet, situata është përkeqësuar shumë, sepse kemi infektuar me paratë e pista edhe ndërtimin.

 

 

Pastrimi i parave ka ndikuar te bujqësia dhe industria, duke i frenuar ato. Ju pëlqen apo jo fjala “narko”, kjo po ndodh. Bizneset sot e nisin me një kosto prej 40% nga zhvlerësimi i euros. Sa i përket ligjit për kriptoasetet, ato duhet të rregullohen, por kam shumë pikëpyetje se si do të zbatohet. 

 

 

Ka një problem me ju, sepse nuk pranoni që ndërtimi pastron para. Ndërkohë, këtu ka folur një Prokuror i Përgjithshëm për pastrimin e parave në ndërtim dhe ka dosje të SPAK-ut për pastrimin e parave në këtë sektor. 

 

Po vuan një biznes i tërë nga zhvlerësimi i euros. Shtresa e mesme ka paga më të ulëta nga konkurrenca e pandershme e parave të pista. Ju, fatkeqësisht, jeni pjesa e fundit, pasi ka një vullnet politik për këtë çështje. Ka një ndikim negativ në ekonomi dhe duhet të marrim masa për ta parandaluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy