Hapet zyrtarisht gara për aeroportin e Sarandës

Hapet zyrtarisht gara për aeroportin e Sarandës

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, hapi sot zyrtarisht garën për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Sarandës.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri të ditur se ky do të jetë një investim privat, i cili “do të ketë vlerën prej 37 milionë euro”.

Sipas ministres, gjithë ky investim do të jetë një kolonë e fortë për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

Gjatë takimit, Balluku sqaroi se ky aeroport do të jetë funksional për 150 mijë pasagjerë, të cilët do të kryejnë fluturime ndërkombëtare.

Duke përmendur premtimin e mbajtur për aeroportin e Kukësit, i cili tani është funksional, Balluku tha se, me përfundimin e ndërtimit të aeroportit të Sarandës, të dyja këto porta hyrëse nga qielli do të funksionojnë dhe si aeroporte kombëtare sezonale.

“Mund të udhëtohet edhe nga Kukësi në Sarandë. Edhe pushime e pas 3-4 viteve. Qytetarët e veriut apo ata nga Kosova dhe të tjerë mund të fluturojnë nga Kukësi në Sarandë. Aeroporti do -të jetë ndërkombëtar sezonal 7-8 muaj në vit. Por do vlejë edhe për udhëtimin ndërkombëtare dhe brenda vendi.”, tha Balluku.

Në përfundim ajo theksoi se investitori do të ketë mbështetjen totale të shtetit dhe ministrive. Po ashtu dhe procesi i shpronësimeve do të bëhet nga shteti bashkë me Agjencinë e Shpronësimeve.

“Presim që numri të shkojë në 1 milion pasagjer dhe kjo është shifra më e pakët skenari bazik. Në Sarandë presim që në 3 – 4 vite në momentin e laborimit të këtij projekti të presim mbi 1 milion pasagjerë. Nga 2 gusht deri më 23 shtator gara do të jetë e hapur, për të gjithë kompanitë që kërkojnë këtë koncesion. Investitori do të ketë mbështetje totale të qeverisë. Shpronësimet po fillojnë.“

Aeroporti do të jetë i kategorisë 3C dhe pista do të jetë e gjatë 2.2 km.

Gara për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Sarandës do të qëndrojë e hapur nga data 2 gusht deri më 23 shtator, në faqen zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy