Avokati Alban Duraj tha në studion e MCN Economy se përmbarimi privat e ka ulur shuëm performancën në dy vitet e fundit.
Sipas Durajt, shumë përmbarues kanë dorëzuar licencat dhe kanë mbyllur aktivitetin e tyre.
Përmbarimi privat ka nisur të çalojë në këto 1.5 vjet. Nuk janë më efikas si më parë. Nëse më parë kishim një përmbarues privat i cili merrte një dosje dhe bënte çmos ta ekzekutonte tani ata kanë ulur performancën. Është e vërtetë që disa përmbarues kanë dorëzuar licencën, kanë mbyllur aktivitetin dhe kanë gjetur një alternativë tjetër.
Në lidhje me këtë çështje, Soko Bregu tha se kjo ulje e përformancës dhe mbylljes së aktivitetit ka lidhje me mbështetjen e ulët që i jep Policia e Shtetit përmbaruesve privatë.
Kjo nuk ka lidhje me çmimet. E para ka lidhje me mbështetjen që i jep Policia e Shtetit. Policia e Shtetit pothuajse nuk i mbështet më në momentin që dikush nuk del nga shtëpia. Përmbarimin shtetëror, Policia e Shtetit e ka një detyrim më ndryshe për të shkuar. Kjo është thelbësorja.



