Drejtuesja e shoqatës së biznesit të vogël për Tiranën, Blerina Gjyriqi, ngre shqetësimin e mungesës së intelektualëve dhe punëtorëve të kualifikuar në vend.
Nga studio e “MCN Economy”, ajo deklaroi se është shumë e vështirë të zëvendësosh një punëtor shqiptar me një punëtor të huaj.
Sipas saj, Shqipëria shikohet nga të huajt si një vend tranzit dhe se punësimi i tyre është zgjidhje afatshkurtër.
Një vend nuk është në kushte normale në momentin që i largohen intelektualët. Kjo tregon se vendi është në alarm. Një mungesë të madhe po e gjejmë dhe te formimet profesionale.
Nëse kemi mungesa për hidraulikë, elektriçistë, kjo nuk është aspak normale, ndaj ne duhet të kemi politika mbështetëse nga më të ndryshmet, që ne t’i mbajmë ata intelektualë këtu. Qeveria duhet të ketë politika mbështetëse që të mundohet t’i mbajë këta intelektualë, sepse ne po ngelemi pa intelektualë dhe pa punëtorë.
Bizneset e vogla kanë 1-4 të punësuar dhe pothuajse bizneset e vogla po i mirëmban familja. Në janar janë rritur dhe taksat ndaj biznesit të vogël dhe kjo është një mënyrë që e vështirëson që biznesi i vogël të mbijetojë.
Bizneset nuk po arrijnë të plotësojnë vendet bosh të pozicioneve të kualifikuara, duke e kthyer vëmendjen te mosha e tretë. Jemi në pikën e hallit lidhur me punëtorinë dhe rekrutimin e punëtorëve.
Për bizneset e vogla edhe kostoja e rekrutimit të punonjësve të huaj është e lartë. Me punëtorët e huaj, është një zgjidhje momentale afatshkurtër.



