INSTAT raporton se në 3 mujorin e tretë të këtij vivit, indeksi i volumit të shitjeve me pakicë është rritur me 6.5% krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. Grupi i Tregtisë me Pakicë (ku nuk përfshihet tregtia me pakicë e karburanteve) ka pësuar një rritje me 8% krahasuar me vitin e mëparshëm.



