Prodhimi i pakët i vajit të ullirit, Rrapaj: Çmimi i importit do të jetë shumë i lartë

Prodhimi i pakët i vajit të ullirit, Rrapaj: Çmimi i importit do të jetë shumë i lartë

Kryetari i agrobiznesit shqiptar, Agim Rrapaj, deklaron se vaji i ullirit është produkt i bursës dhe kur ka prodhim të lartë çmimi është i ulët, ndërsa kur ka prodhim të pakët, çmimi është i lartë, por shtoi se Shqipëria nuk është në bursë dhe ka problematikën e vetë.

Ai tha për MCN Live se vitin e kaluar kishim mbiprodhim dhe nuk e konsumonim dot vajin e ullirit dhe as nuk u arrit të shitje, për shkak se nuk e kemi tregun të rregulluar.

Në vitet më të mira prodhojmë 10 mijë ton vaj ulliri që nuk mund ta eksportojmë, ndërsa në vitin më të keq prodhojmë vetëm për mbulimin vendas.

Përballë prodhimit të paktë këtë vit, çmimi i importit të vajit të ullirit do të jetë shumë i lartë.

Rëndësi që ne të kontraktojmë vajin e ullirit tani me të gjithë prodhuesit në mënyrë që të garnatojnë gjithë prodhimin vjetor të vajit të ullirit.

Ne konsumojmë dy herë më pak nga Greqia vaj ulliri. Greqia konsumon 11 litra për frymë, ne gati gjysmën.

Që të ruajmë vlerën dhe të kemi sa më pak humbje në vlerë, duhet të kemi vaj ulliri ekstra të virgjër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy