200 milionë lekë shtesë/ Krifca: Mbi 5 mijë blegtorë, përfitues nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në bujqësi

200 milionë lekë shtesë/ Krifca: Mbi 5 mijë blegtorë, përfitues nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në bujqësi

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ka bërë të ditur sot se qeveria ka rritur Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi në Aktin Normativ për këtë vit edhe me 200 milionë lekë shtesë.

Përmes një video-mesazhi, Krifca shprehet se me këtë fond mbështesim edhe 1 mijë blegtorë të tjerë duke e çuar numrin e përfituesve vetëm në blegtori në 5 700 blegtorë anembanë vendit për rreth 800 mijë krerë të imta dhe rreth 50 mijë krerë gjedh të mbështetur.

Ministrja shprehet se më këtë mbështetje financiare ulim kostot e tyre të prodhimit për tregjet duke siguruar prodhim vendi për qytetarët tanë për produktet e qumështit apo të mishit.

Shkojmë në nivelin historik më të lartë të mbështetjes të ofruar ndonjë herë në mbështetje të drejtëpërdrejtë me 5.1 miliardë lekë pa përfshirë këtu investimet IPARD të kryera gjatë këtij viti dhe që vazhdojnë të kryhen duke prekur drejtëpërdrejtë rreth 47 mijë fermerë.

Gjithashtu, Krifca njofton se “po ecim me shpejtësi që t’i paguajmë të gjithë fermerët, blegtorët dhe peshkatarët përfitues të masave të mbështetjes brenda dhjetorit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy