Për herë të parë në dy dekada, euro dhe dollari me kurs këmbimi gati të njëjtë

Për herë të parë në dy dekada, euro dhe dollari me kurs këmbimi gati të njëjtë

Për herë të parë në 20 vjet, kursi i këmbimit midis euros dhe dollarit amerikan është pothuajse i njëjtë, me dy monedhat që janë më pak se një cent larg barazisë. Euro shkoi në 1,004 dollarë të hënën pasdite, rreth 12% më pak që nga fillimi i vitit. Frika e recesionit në kontinent, është nxitur nga inflacioni i lartë dhe pasiguria e furnizimit me energji të shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Bashkimi Evropian, i cili merrte afërsisht 40 për qind të gazit të tij përmes tubacioneve ruse përpara luftës, po përpiqet të zvogëlojë varësinë e tij nga nafta dhe gazi rus. Në të njëjtën kohë, Rusia ka frenuar furnizimet me gaz për disa vende të BE-së dhe kohët e fundit ka ulur rrjedhën në tubacionin Nord Stream për në Gjermani me 60%.

Kriza energjetike vjen së bashku me një ngadalësim ekonomik, i cili ka hedhur dyshime nëse Banka Qendrore Evropiane mund të shtrëngojë në mënyrë adekuate politikën për të ulur inflacionin. BQE njoftoi se do të rrisë normat e interesit këtë muaj për herë të parë që nga viti 2011, pasi norma e inflacionit në eurozonë qëndron në 8.6%.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy