Endri Meksi, themelues i e-pay.al deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se është shumë e paqartë se në duart e kujt shkojnë paratë që qarkullojnë nga xhirot e basteve online. Duke vijuar logjikën e tij, Meksi tha se në fund të 2018 në harkun e një viti kishin qarkulluar 1 miliard euro.
Më tej, eksperti tha se problemi kryesor qëndron tek strukturat ligjzbatuese të shtetit.
Mbyllja u bë për 16 ditë hapja nuk është bërë për 7 muaj. Mbyllja u bë për arsye të paqarta, nga një zhurmë nga opozita, hapja u tentua të bëhet pas një evidence të qartë që mbyllja nuk funksionoi, u pranua që procesi është i dështuar bastet lulëzojnë dhe askush nuk ka ngritur. Xhiroja e basteve ishte tek 1 miliard euro. Në fund të 2018. Leku në total i lozur. Ku shkon ky lek? Fitimi është parashikuar 8-12% është treg që nuk është matur asnjëherë saktë. Dhe nuk dihet se çfarë financon ky lek. Po ta mendosh këtë lek, të shtrirë të shtunë të diel, dhe të hënë të martë kur janë ndeshjet, ke mesatare ditore 3 milionë euro në një ditë në harkun e një viti. Në cilat duar qarkullon, çfarë aktivitetesh financon. Pronarët janë njerëz që punojnë një sektor paligjshëm. Në rezolutën e çdo shkurt-marsi ka qenë fokus më vete ky problem. Te takimet e Manival po ashtu. Një kesh i cili nuk u ndal dot, shpresa e qeverisë në fillim të 2019 ishte që kjo para nuk do shpenzoheshin tek bastet, por tek shpenzimet e njerëzve, iu kthye të zezës. Kishte një aktivitet që kishte probleme që duhet të zgjidheshin probleme , ku janë këto lekë kush i zotëron, opozita kishte problem kush ishin aksionarët e fshehur, po sot në të zezë mund ta thotë. Shteti ka detyrën e entit rregullator. Nga njëra anë folëm për 5% dhe nga an tjetër. Qeveria duhet të krijojë një frame work bazë me sa më pak nene që ta lërë sektorin. Problemi është tek strukturat ligj zbatuese tek policia e shtetit. Çfarë bën policia me informacionet që ka.



