Prokuroria e Posaçme ka kërkuar pezullimin nga detyra të kreut Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, cili ndodhet nën akuzë për shkelje të barazisë në tendera.
Në studion e MCN TV, gazetarja Ola Xama thotë se më shumë sesa një hetim për një zyrtar të lartë, rasti flet për institucion të nivelit të lartë, të përfshirë në paligjshmëri për gati katër vjet.
Mbetet të shohim si e ka vërtetuar SPAK mënyrën e implikimit të KPP dhe të tjerëve.
Di që ka pasur disa raste të pezullimit nga detyra. Kujtoj rastin e drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, që u lanë në masa detyrim paraqitjeje. Zoti Myzyraj është marrë si i pandehur zyrtarisht.
Bëhet fjalë për 7 persona që janë të dyshuar dhe janë marrë të pandehur. Tre për falsifikim dhe një për shkelje të barazisë në tendera. Edhe pse është organ kolegjial, edhe vendimi është marrë në mënyrë kolegjiale. Kjo nuk do të thotë që dikush të ketë imunitet.
KPP është gjykata e tenderave. Të kesh të marrë të pandehur kreun e KPP të ka rënë edhe gjykata e tenderave. Imagjinoni çfarë ndodh me autoritetet e tjera që japin procedura prokurimi me vlera të konsiderueshme. Kjo procedurë ka nisur në 2020 dhe përgjatë gjithë mandatit të tij shohim nga ky hetim që KPP e ka udhëhequr një zyrtar pa integritet.



