
I pranishëm në Asamblenë e Dhomës së Tregtisë turke, Kryeministri Edi Rama tha se priten investime të mëdha nga Turqia, duke iu referuar aeroportit të Vlorës dhe linjës ajrore kombëtare shqiptare. Por Rama pranoi gjithashtu se niveli i investimeve është ende i vogël në krahasim me potencialin.



