Firmoset kontrata për zbatimin e projektit “Ndërtimi i linjës 400 kV Shqipëri-Maqedoni e Veriut”

Firmoset kontrata për zbatimin e projektit “Ndërtimi i linjës 400 kV Shqipëri-Maqedoni e Veriut”

Finalizohet procedura e cila i hap rrugë zbatimit të plotë të projektit “Ndërtimi i linjës 400 kV Shqipëri-Maqedoni e Veriut”.

Investimi, i cili financohet nga Qeveria Gjermane përmes bankës KfW, WBIF dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit përfshin ndërtimin e linjës së re të transmetimit 400 kV midis Elbasanit dhe Qafë Thanës (Shqipëri-Maqedoni e Veriut), ndërtimin e linjës së transmetimit 400 kV ndërmjet Elbasanit dhe Fierit, ndërtimin e nënstacionit 400 kV Elbasan 3 si dhe zgjerimin dhe përforcimin e nënstacionit Fier.

Operatori i Sistemit të Transmetimit njofton se ka firmosur kontratën me kompaninë kontraktore për pjesën e projektit i cili përfshin ndërtimin e nënstacionit 400 kV Elbasan 3 si dhe zgjerimin e nënstacionit Fier, ndërkohë që më herët është nënshkruar edhe kontrata që parashikon ndërtimin e linjës së transmetimit 400 kV ndërmjet Elbasanit dhe Qafë-Thanës.

Ky projekt i rëndësishëm do të bëjë të mundur përforcimin e lidhjeve interkonjektive me rrjetin rajonal të energjisë elektrike, duke krijuar një sistem më të sigurt dhe të besueshëm, por edhe kushtet e duhura për shkëmbimet tregtare dhe tranzitimet në rajon pa asnjë kufizim.

Gjithashtu, ky investim do të ketë ndikim në zhvillimin e rrjetit 400 kV në zonën e Shqipërisë së Jugut, si dhe i përgjigjet investimeve të cilat parashikohen të realizohen në të ardhmen për zhvillimin e energjisë së rinovueshme si dhe për zhvillimin ekonomik dhe turistik të vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy