Basha me bizneset në Lezhë: Të bëhemi bashkë për të sjellë ndryshimin

Basha me bizneset në Lezhë: Të bëhemi bashkë për të sjellë ndryshimin

Kryetari i PD-së Lulzim Bazha ishte sot në Lezhë, ku zhvilloi takime me bizneset e vogla në këtë qytet, të cilët i shprehën shqetësimin për situatën me të cilën po përballen pas pandemisë.

Basha u ndal në disa biznese ku dëgjoi prej sipërmarrësve të vegjël se sa e rëndë është situata social-ekonomike në vend.

“Janë të lodhur njerëzit sepse vinë nga ra ky tërmeti, pandemia, kështu që janë të lodhur. Pra, me pak fjalë jetojmë. Domethënë ne si biznes edhe të tjerë, sepse ato dy lekë që i kemi po i ruajmë vetëm për t’u ushqyer”, – thotë pronarja e një marketi të vogël në qendër të qytetit.

“Nëpër dyqane pronarët tregojnë vetëm lista, pasi njerëzit nuk kanë lek të blejnë as ushqimet e shportës.

Për këtë duhet ndihmë, duhet ndihmë nga shteti në radhë të parë për familjet konsumi i të cilave ka rënë në nivelin më të ulët sepse kanë rënë të ardhurat jam me qindra e mijëra njerëz që kanë humbur vendin e punës, ata duhet të ndihmohen siç ndihmohen në vendet e rajonit siç i ndihmon Maqedonia siç i ndihmon Kosova duhet t’i ndihmojë edhe Shqipëria. E dyta, duhet të ndihmoheni ju se e gjitha është cikël. Na duhet një qeveri që të jetë në krahun tuaj, që të ndihmojë edhe biznesin edhe familjet.

Ne kemi propozuar prej Shtatorit që biznesi i vogël të merrte një cek 1000 mijë Euro. Sigurisht nuk do bënte mrekullira por do ju ndihmonte të paktën me disa shpenzime të cilave nuk ja dilni në kohë normale dhe jo më tani. Me rënien e xhiros, qiranë duhet ta paguash, dritat duhet t’i paguash, detyrimet duhet t’i paguash. Minimumi që menduam ishte një cek prej 1 mijë Euro për biznesin e vogël, si dhe një pagesë prej 160 mijë lekësh të vjetra për këdo që ka humbur vendin e punës, për të nxit konsumin. Ka shumë biznese që më thonë kemi një javë që nuk shesim asgjë. Ne e kemi bërë propozimit prej Shtatorit. Për fat të keq këta s’ia kanë vënë veshin por unë ju garantoj që është prioriteti i parë i qeverisë së re. Një qeveri që do ta ketë mendjen sit ë ndihmojë njerëzit, si të ndihmojë ekonominë. Jo tek vetja e vet", u shpreh Basha.

Kreu i opozites ka premtuar se qeveria e PD do te ketë prioritet ndihmen financiare për çdo familje dhe rimekembjen e ekonomise.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy