Rabeta: Burimet zyrtare nuk e shpjegojnë dot rënien e euros në këto nivele

Rabeta: Burimet zyrtare nuk e shpjegojnë dot rënien e euros në këto nivele

Gazetari Lorenc Rabeta thotë se burimet zyrtare nuk e shpjegojnë dot rënien e euros në nivelet që ndodhet aktualisht.

Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se rënia e euros është shumë më e madhe se numri i turistëve që vijnë në Shqipëri.

Nuk e shpjegon dot asgjë këtë rënie kaq drastike. Banka e Shqipërisë ka thënë se euro po bie se turistët sjellin 5 miliardë euro në vit, emigrantët 1 miliardë euro në vit, është rritur investimet e huaja direkte. 

Sivjet kemi disa shifra që kërcasin dhe nuk përputhen. Rënia e euros është shumë shumë më e fortë se numri i turistëve që po vijnë në Shqipëri, ndërsa vjet deri në këtë periudhë kanë ardhur 4.5 milionë turistë, sivjet kanë ardhur 4.7 milionë.

 Por euro ka rënë sikur kanë ardhur 12 milionë turistë. Kemi diskordancë mes zhvlerësimit të euros dhe numrit të turistëve. 

Kemi dhe disa informacione nga burime afër Bankës së Shqipërisë. Këtë vit Banka e Shqipërisë ka qenë shumë aktive lidhur me tërheqjen e euros nga tregu. Nuk kemi ende shifra zyrtare.

Banka e Shqipërisë kishte vendosur kufirin 98 lekë si pika nga nuk duhet të zbriste euro, por ka rënë më poshtë.

Çfarë po e ul euron më shumë, përtej pritshmëtrive dhe ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë për ta mbajtur në 98 lekë? Këtu duhet një diskutim shumë i gjerë për të kuptuar se pse euro zhvlerësohet me këtë ritëm. 

Burimet zyrtare nuk e shpjegojnë dot rënien në këto nivele. Nëse burimet zyrtare i kemi aq sa i kemi, atëherë pse bie euro kaq shpesh.

 Rënia e euros na vjen për mbarë te inflacionin, i vjen për mbarë qeverisë te borxhi i jashtëm, por qytetarëve iu tkurr kursimet. 

Kemi rreth 8 miliardë euro kursime në bankë, që janë shumë më pak se para dy vitesh. 

Me 1 miliardë euro remitanca mund të blihen shumë pak mallra në Shqipëri. 

Kemi nxjerrë jashtë loje eksportet shqiptare duke rritur kaq shumë lekun dhe zhvlerësuar euron. Ndërkohë kurba e euros pritet të vijojë në rënie. 

Rënia nën 98 lekë tregon se ka një presion që ende nuk i vëmë dot emër, por që nuk i ka vënë dot fre as Banka qendrore. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy