Kreu i shoqatës së biznesit të vogël për Tiranën, Blerina Gjyriqi, thotë se bizneset janë të detyruara t’iu përshtaten kritereve të punëtorëve, pasi në të kundërt i bie që të mbyllin biznesin.
Nga studio e “MCN Economy”, ajo deklaroi se në krahasim me çmimet, pagat janë në stanjacion, këtu referuar shportës së ushqimeve, qirave, nafta karburanti etj.
Bizneset e vogla në kushtet që janë, me rritjen e taksave, rënien e qarkullimit të shitjeve, dhe bizneset e vogla, ndonëse thuhet se kanë 1-4 punonjës, por mbi 60% e bizneseve të vogla janë vetëm me një të punësuar. Bizneset e vogla, që në numër janë shumë më të lartë se bizneset e mëdha, kanë zbutur kushtet e punonjësve, duke mos i marrë me paga minimale, se ka mungesë të theksuar të fuqisë punëtore.
Dekadën e fundit kanë ndryshuar kushtet. Ne jemi të detyruar të përshtatemi me kushtet që punëtorët kërkojnë, pasi në të kundërt i bie që ta mbyllim biznesin. Jemi të detyruar t’iu përshtatemi kushteve. Inspektoriati i Punës është rregullatori kryesor i tregut të punës.
Punonjësit që rekrutohen shfaq probleme kryesisht gjenerata e re, e cila të vendos kushtet. Janë të kalkuluar. Edhe mungesa e fuqisë punëtore, ka çuar në këtë situatë. Këto janë politika afatshkurtra që na ndihmojnë të dalim nga situata, por nuk janë zgjidhje afatgjata. Në krahasim me çmimet, pagat janë në stanjacion, këtu referuar shportës së ushqimeve, qirave, nafta karburanti etj.



