Tomorri: Qeveria nuk ka nga luan, fatura e Beketit do të paguhet

Tomorri: Qeveria nuk ka nga luan, fatura e Beketit do të paguhet

Nuk ka më asnjë mënyrë për të shmangur shlyerjen e faturës që arbitrazhi i ka ngarkuar Shqipërisë në lidhje me çështjen “Beketi”. Në studion e lajmeve të MCN TV, gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, tha se ajo që pala shqiptare ka nisur është thjesht një procedurë sqarimi, që nuk ndikon në uljen e detyrimit që qeveria shqiptare duhet të shlyejë. Tomorri shtoi se deklaratat e Ramës gjatë fushatës se ai e kishte strategjjinë për të shmangur pagesën e faturës së majme kanë qenë thjesht për përfitim politik në atë moment.  

Vendimi i arbitrazhit për Beketin është i formës së prerë. Gjyqi ka kaluar dy faza, kjo është e treta. Faza e parë ishte përplasja, Shqipëria u dënua me gjobë. Qeveria shqiptare ankimoi dhe kërkoi anulimin. Gjykata në prill e rrëzoi kërkesën e Shqipërisë duke i dhënë formë të prerë. Tani Avokatura e Shtetit ka bërë një procedurë që në termin e gjykatës njihet me emrin sqarim. Pra palët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjim gabimesh të vogla. Pala shqiptare mund të ketë kërkuar një korrigjim, të themi për normën e interesit, por kjo procedurë nuk ndryshon në thelb vendimin. Nuk çon në përmbysje të vendimit apo ulje të dëmshpërblimit. Pse pala shqiptare e ka kërkuar? Njëra arsye është, e mbani mend që vendimi doli në kulmin e fushatës elektorale? Rama tha se e kam një strategji, por këto ishin manovra për ta shtyrë në kohë sa të kalonin zgjedhjet. Ai vendim nuk kthehet më dhe Shqipëria është e detyruar të paguajë. Qeverisë shqiptare nuk i mbetet vecse të paguajë nga buxheti. Nëse del dhe nuk njeh autoritetin e gjykatës kjo do të kishte pasoja të rënda. Nuk besoj se Shqipëria ka fuqinë për t’u hyrë këtyre.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy