Bizneset persona juridikë detyrim ligjor për anëtarësimin në dhomë
Kuvendi ka miratuar ndryshimet e propozuara nga ministria e ekonomisë për ligjin e dhomave të tregtisë. Tashmë të gjithë bizneset me status person juridik janë të detyruara të anëtarësohen në dhomat e tregtisë, të cilat në këtë mënyrë arrijnë të konsolidojnë edhe buxhetet e tyre.
Rënies së interest për dhomat e tregtisë i ka ardhur fundi. Me miratimin e ndryshimeve në Ligjin Për Dhomat e Tregtisë në Kuvend anëtarësia e dhomave e për pasojë edhe financat e tyre do të rriten në mënyrë të konsiderueshme. Drafti i këtyre ndryshimeve u hartua pas dikutimit me palët e interest nga ministria e ekonomisë.
Sipas ligjit tashmë të miratuar rivendoset anëtarësimi i detyrueshëm pranë dhomave të tregtisë dhe industrisë të gjithë bizneseve me status person juridik. Mungesa e një buxheti minimal për shkak të anëtarësisë së pakët kishte çuar në uljen plotësisht të rolit të dhomave. Ligji i ri rregullon gjithashtu marrëdhëniet mes dhomave të tregtisë dhe Bashkimit të Dhomave që është një organizëm i kontrolluar nga shteti.



