Ja si do bëhet rivlerësimi i pasurive të paluajtshme

Ja si do bëhet rivlerësimi i pasurive të paluajtshme

Të gjithë individët dhe bizneset që kanë në pronësi pasuri të paluajtshme kanë të drejtën të bëjnë rivlerësimin e kësaj pasurie me vlerën e tregut deri në datën 28 shkurt 2017. Sipas përcaktimeve ligjore rivlerësimi mund të bëhet nga ekspertë të licencuar për këtë qëllim ose nga zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

 

Pas vlerësimit teknik vjen faza tjetër ajo kur zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme llogaritin bazën e tatueshme, e cila llogaritet si diferenca ndërmjet vlerës që kishte pasuria dhe vlerës së pasqyruar në akt ekspertimin e ri. Mbi këtë diferencë përllogaritet tatimi që duhet të paguajë individi për ta regjistruar këtë rivlerësim.

 

Për rastet kur pasuria e paluajtshme rezulton e regjistruar pa një kontratë shitjeje, si vlerë regjistrimi, do të merret vlera e çmimeve minimale fiskale në çastin e regjistrimit. Për individët ligji përcakton se tatimi që paguhet për regjistrimin e këtij rivlerësimi është 2% e bazës së tatueshme.

 

Ndërkohë për personat juridikë, që duan të bëjnë rivlerësimin e pasurive të paluajtëshme me vlerën e tregut të këtyre pasurive rivlerësimi do të bëhet nga ekspertë të pavarur. Diferenca nga vlera kontabël, e regjistruar në pasqyrat financiare, me vlerën që rezulton nga rivlerësimi, do të pasqyrohet në pasqyrat financiare të vitit 2016. Ligji përcakton që personat juridikë, për këtë rivlerësim, paguajnë 3 % të diferencës ndërmjet vlerës së rivlerësimit dhe vlerës kontabël të regjistruar, për pasuritë e paluajtshme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy