Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ka vendosur sot pezullimin e shpërndarjes së dividendëve nga shoqëritë e sigurimit, në kuadër të situatës së krijuar nga pandemia globale e Covid-19.
Vendimi vjen në kuadër të rekomandimeve të Autoritetit Europian të Sigurimeve (EIOPA. Dividendi është pjesa e fitimit që kompania u shpërndan aksionerëve të saj.
Po sot, AMF ka vendosur edhe uljen e pagave të drejtuesve të saj për një periudhë 3-mujore.
Vendimi miraton uljen me 50% të shpërblimit mujor për kryetarin dhe anëtarët e Bordit të Autoritetit dhe pagave mujore të Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekuti dhe Nëndrejtorit Ekzekutiv për 3 muaj.



