Kompanitë koncesionare që shfrtyëzojnë nëntokën shqiptare janë 6.
Bankers Petroleum është një shoqëri e cila u ble nga një firmë kineze në vitin 2016 pas një administrimi për më shumë se një dekadë nga kompani offshore të cilat deklaronin si pronësi Kanadanë. Bankers shfrytëzon puset e Patoz Marinzës, të cilat kanë sasitë më të mëdha të naftës në vend.
Një tjetër kompani koncesionare e nxjerrjes së naftës është Sherëood International Petroleum, firma ka prej disa vitesh administratorë kinezë dhe është e regjistruar në ishujt Kajman. Sherëood shfrytëzon puset e Kuçovës dhe ka të njëjtin pronar me Bankers Petroleum: Qing Ëenquan Fang.
Terra Oil Sëiss, ish-Transoil Group shfrytëzon naftën në vendburimin e Visokës. Kompania është e themeluar në Zvicër, shtet offshore dhe pronarë të saj janë gjermani Peter Krempin dhe Shefqet Dizdari, biznesmeni shqiptar i lidhur me çështjen e ish-agjentit të FBI Charles McGonigal.
Fin -Pek Petroleum është një kompani që zotërohet nga shqiptarët Eduart dhe Selfije Muho, firma ka marrëveshje hodrokrabure me Albpetrol për nxjerrjen e naftës në zonët Pekisht-Murriz dhe Finiq-Kranë.
Delvina Gaz Company e regjistruar në ishujt Virxhin e cila disa vjet më vone i ka shitur aksionet biznesmenit shqiptar Sokol Meqemeja. Kompania operon në fushën e prodhimit të gazit.
Fusha e Ballshit dhe Hekalit shfrytëzohet nga firma Anio Oil&Gaz në pronësi të biznesmenit shqiptar Alban Peza. Kjo është fusha e dytë sa i takon rezervave të naftës në nëntokën tonë. Firma u morr në zotërim nga biznesmeni Peza përmes ekzekutitmit të një urdhri të përmbaruesit për shkak të detyrimeve që kishte patur kompania Transatlantic Albania.
Pjesa më e madhe e këtyre kompanive kanë detyrime ndaj Albpetrol. Ato duhet t’i japin kompanisë shtetërore 10% të prodhimit të naftës, por edhe pse shfrytëzojnë nëntokën shqiptare, tarifa koncesionare nuk paguhet nga të gjithë.
Pjesën më të madhe e ka Bankers Petroleum me 59 mijë ton, Anio Oil& Gaz me 25 mijë ton dhe Terra Oil Sëiss ish-Transoil Group me 7.6 mijë ton detyrime. Por në vend që të niste vjeljen e detyrimeve, Albpetrol bën të kundërtën, shpall fitues në vitin 2018 kompaninë TransOil Group për puset e naftës Gorisht-Kocul, Cakran-Mollaj dhe Amonicë, edhe pse kjo firmë kishte detyrime ndaj saj prej disa vitesh gjatë shfrytëzimit të puseve në zonën e Visokës. Madje bashkëpunimi mes saj dhe firmës Terra Oil Sëiss, ish-Transoil Group dhe Albpetrol kufizohet në disa raste edhe në favore mes njëra tjetrës, ku koncesionari ndihmon në disa raste me depozita dhe autobotë Albpetrolin.
“Gjatë muajit Korrik 2020, kemi qenë të detyruar të sigurojmë shërbim transporti të naftës bruto falas, nëpëmjet mbështetjes me 3 autobote në dispozicion, nga një partner yni në marrëveshje hidrokarbure. Gjatë muajit Shtator 2020, nëpërmjet bashkëpunimit me kontraktorin e marrëveshjes hidrokarbure të vendburimit Visokë, u arrit të sigurohej një kapacitet grumbullues prej rreth 600 m3 , për Sektorin e V-të, të vendburimit Patos.” thuhet në raportin e Albpetrol.
“Duket që nuk është zbatuar detyrimi ligjor për të shtrënguar kompaninë kontraktuese për të paguar detyrimin e saj, pra nuk ka vepruar ligji.” thotë eksperti i qendrës Altax Eduart Gjokutaj.
Po a do të kishte nevojë për këto ndihma nëse do të merrte tarifën e shfrytëzimit nga koncesionari?
“Albpetrol duhet të kishte edhe 110 mijë ton të tjera naftë nga kontraktorët, sasi që vlen miliona euro. Kjo marrëdhënie e tillë, ku merret ndihmë, ndërsa nuk jepen miliona detyrime nuk është normale. Nuk është normale që një kompanie që ka gjithë këto detyrime, nuk i kërkon t’i vjelësh madje i jep në shfrytëzim asete të tjera”, thotë gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri.



