Shtetëzimi i sektorëve kyç/ Sakollari: Shteti po hyn si konkurrues i privilegjuar në ekonomi

Shtetëzimi i sektorëve kyç/ Sakollari: Shteti po hyn si konkurrues i privilegjuar në ekonomi

Profesorja e ekonomisë Valbona Sakollari ka ngritur shqetësimin për zgjerimin e rolit të shtetit në sektorët kyç të ekonomisë shqiptare, ndërsa të paktën 13 kompani në pronësi shtetërore kanë nisur ose po përgatiten të nisin aktivitetin në fusha strategjike si hidrokarburet, financat, energjia, infrastruktura dhe mbrojtja.

 

Duke folur për “MCN Economy”, ajo deklaroi shteti po merr gradualisht pozicionin e aktorit kryesor në ekonomi, duke hyrë në sektorë ku më parë dominonte iniciativa private. 

 

Mes kompanive të krijuara apo të mbështetura nga shteti përmenden struktura të përmasave të Air Albania, Ilyrian Guard dhe Banka Shqiptare e Zhvillimit.

 

Duke komentuar krijimin e Bankës Shqiptare për Zhvillim, Sakollari thekson se përmes saj shteti rikthehet si aktor i drejtpërdrejtë në tregun bankar, por jo në kushte të barabarta me bankat private.

 

Nëpërmjet kësaj banke, shteti kthehet në aktor si bankat e tjera. Shteti nuk hyn në kushte të barabarta në lojë se faza fillestare e bankës për zhvillim apo ndërmarrjeve të tjera, kostot fillestare mbulohen nga buxheti i shtetit, duke hequr ca shërbime për qytetarët, duke i devijuar në krijimin e ca ndërmarrjeve shtetërore. 

 

Këto ndërmarrje shtetërore shkojnë dhe konkurrojnë fort me privatin dhe kjo çon në efektin tjetër që njerëzit shkojnë të punojnë në ndërmarrjet shtetërore dhe devijojnë edhe sjelljen e burimeve tona njerëzore. Duke bërë që nga kërkesa për të rritur aftësitë e tua personale, në rritjen e njohjeve për të hyrë në shtet. 

 

Në këto raste mungojnë menaxherët e aftë që të rrisin efikasitetin për zhvillimin e këtyre ndërmarrjeve. Historia tregon se fillimisht këto ndërmarrje shtetërore kanë rritje, por më pas stopojnë, se nuk kanë asnjë elementë që t’i nxisë të rinovohen apo të konkurrojnë.

 

Ndërsa për kompaninë “Kayo” në fushën e mbrojtjes, ajo deklaroi se ka karakteristikat e një kapitalizmi klientelist. 

 

Tashmë Shqipëria mund të zgjidhte të ishte në versionin e Gjermanisë apo versionin nordik. Kemi zgjedhur sistemin e kapitalizmit klientelist. Lidhjen e pushtetit me disa kompani, me disa grupime.

 

Fakti që kërkojmë të shkojmë në Bashkimin Europian, tregon se jo domosdoshmërisht do të bëhemi një shtet demokratik. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy