Samiti i Ministrave të Financave të vendeve të Europës Juglindore i mbajtur në Mal të Zi pati në qendër të diskutimeve rrugët për rimëkëmbjen ekonomike, dhe ruajtjen e stabilitetit financiar.
Në samit, ku ra në sy mungesa pothuajse e plotë e autoriteteve nga Shqipëria, u theksua se Ballkani ka të gjithë mundësitë për të patur një rritje ekonomike vjetore 4 për qind.



