Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi ka reaguar pas deklaratave të depuetetës të PD-së, Jorida Tabaku, për projektin e Portit të Karpenit, se ai është një aferë korruptive.
Ministrja Ekonomi ka theksuar se qeveria ka kërkuar leje nga Parlamenti thjesht për të kryer negociata.
Ministrja ka nënvizuar se aktualisht, për Qeverinë Shqiptare nuk ka asnjë risk nga ky projekt, pasi nuk ka asnjë marrëdhenie juridike formale të lidhur me ndonjë subjekt, përfshi edhe “Star Bridge”.
Ekonomi sqaron se ligji është vetëm leja formale e fillimit të negociatave, dhe si asnjëherë më parë, e bën transparent procesin e këtij investimi, nga fillimi e deri në fund.



