Denoncimi  për tenderin e AKSHI-t, Tomorri: I dyshimtë për shkak të vlerës së lartë dhe mënyrës si u anulua fillimisht

Denoncimi për tenderin e AKSHI-t, Tomorri: I dyshimtë për shkak të vlerës së lartë dhe mënyrës si u anulua fillimisht

Gazetari Klodian Tomorri deklaroi në studion e lajmeve në MCN Tv se tenderi i AKSHI-t për të cilën u bë dhe një denoncim ditën e sotme nga Partia Demokratike që ka të bëjë me shërbimin e intranetit dhe internetit për disa institucione publike është i dyshimtë për shkak të vlerës së lartë dhe mënyrës si u anulua tenderi i parë.

Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Tomorri tha se brenda një periudhe 3 mujore u anulua tenderi i parë me vlerë 5.5 milionë euro dhe u hap sërish për shifrën 17.2 milionë euro.

Ajo që ka ndodhur është që fillimisht tenderi për shërbimin e intranetit dhe internetit  u shpall për herë të parë në fund të dhjetorit të vitit të kaluar me fond limit 5.5 milionë euro dhe parashikonte që kompania që do përzgjidhej fituese do ofronte infrastrukturën e intranetit, pra do të lidhte 3 institucione, Kadastrën, Tatimet dhe Institucionin e Sigurimeve Shoqërore me drejtoritë e tyre rajonale do t’i lidhte me shërbimin e intranetit.

Intraneti është rrjeti i brendshëm që përdor qeveria për komunikim dhe në mënyrë të beftë pasi u shpall ky tender u anulua për t'u hapur sërish. Në tenderin  e ri veç lidhjeve të intranetit të këtyre 3 institucioneve me drejtoritë e tyre rajonale dhe shërbimin e internetit  AKSHI ka shtuar disa institucione të tjera, shërbimi i internetit të të cilave prokurohet nga AKSHI. Bëhet fjalë për drejtoritë e transportit rrugor në Tiranë dhe rrethe, për një sërë institucionesh publike, rreth 50 të tilla dhe kjo ka çuar në rritjen e fondit në 17.2 milionë euro. Është tender i dyshimtë për shkak të vlerës së lartë dhe për shkak të mënyrës si u anulua tenderi i parë.

Procedurat e prokurimeve kanë një regjistër parashikimesh. Në fillim  të vitit çdo institucion paraqet në qeveri apo Ministrinë e Financave paraqet listën e prokurimeve, listën e  shërbimeve për të cilat ka nevojë. Tek AKSHI ka një fshehtësi të tillë që brenda 3 muajsh e hapin tenderin me 5 milionë, e mbyllin edhe e hapin me 17.2 milionë euro për të njëjtin shërbim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy