Ministria e Ekonomisë do të hartojë sëafërmi një calendar turistik gjithvjetor. Kjo u bë e ditur nga ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi gjatë takimit përmbyllës të projektit “në zbulim të mistereve të Jugut”. Projekti solli një risi, pasi ndërlidhi kulturat e jugut me të veriut përmes një sërë aktivitesh që u zhvilluan nga Tropoja në Himare, Pilur e Kuc të Vlorës, si një mënyrë për të marë eksperiencën e turizmit model malor që ofron Valbona dhe për ta zbatuar atë në zonat rurale e malore të rajonit të Himarës.



