
Barrierat doganore mes vendeve të rajonit do të hiqen. Në një takim me drejtoritë e Doganave, Ministri Arben Ahmetaj ka premtuar lehtësi, ku fillimisht do të zbatohet njohja e certifikatave sanitare mes vendeve të rajonit. Ahmetaj ka folur edhe për heqjen e tarifave roaming me Kosovën.



