
Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku ka dorëzuar sot në Kuvend nismën për uljen e TVSH-së nga 20% në 6 % për produktet e shportës.
Gjatë fjalës së saj para mediave, Tabaku tha se kjo ulje do të ndihmojë shtresat në nevojë, ndërkohë që u shpreh se këtë gjë e kanë bërë edhe shumë vende të BE-së, dhe një gjë të tillë kërkoi që ta bëjë edhe qeveria shqiptare.
“Kjo është një nismë politike që vjen në ndihmë të qytetarëve, nuk është populiste, por është në dobi të qytetarëve. Ulja e TVSH-së do të ndihmojë shtresat në nevojë për të rritur konsumimin e tyre. Shumë vende të BE-së kanë ulur TVSH-në edhe për energjinë. Propozimi që ne kemi është shumë i thjeshtë dhe konkret” tha ajo.
Një nismë e tillë është kundërshtuar kohë më parë nga qeveria.



