Vodafone blen aksionet e Abcom

Vodafone blen aksionet e Abcom

Kompania më e madhe e telefonisë celulare Vodafone Albania ka hyrë në tregun e telefonisë dhe internetit fiks duke blerë aksionet e Abcom. Monitor ka mësuar se pas shumë negociatash është konfirmuar marrëveshja mes dy palëve që pritet të bëhet së shpejti publike.

Burime për Tema TV bënë të ditur se çmimi i blerjes mendohet se është nga 52 deri në 56 milionë euro. Kjo përkon me nje vlerë prej 776 deri në 835 euro për abonent tripleplay, çka është një vlerësim i tregut i bërë vite më parë nga investitorët USA të ICC, sot Abcom. Por ky çmim është shumë më i ulët se ekuivalenti që Vodafone ka paguar nëpër Europë në vitet e blerjeve të mëdha që pasuan shitjen e kuotave të Vodafone në Verizon Wireless.

Pajtimtarët dhe abonentët e Abcom do të kalojnë te Vodafone, pasi ky i fundit ka vendosur të mbajë brandin e tij dhe të zëvendësojë atë të Abcom në të gjitha pikat e shitjes dhe materialet publicitare. Nuk ka akoma një datë se kur ky ndërrim do të ndodhë, pasi normalisht do të kërkojë një periudhë për t’u realizuar. Nuk ka asnjë informacion ndërkohë për rrjetin qendror teknik, atë që në gjuhën teknike quhet “core network”. Pra nuk dihet nëse do të zëvendësohet me rrjetin core të Vodafone apo do të vazhdojë për një periudhë, e cila mund të jetë dhe e gjatë, me rrjetin origjinal të Abcom. 

Kjo ndikon te pajtimtarët qoftë në aspektin e cilësisë së shërbimit të ofruar, qoftë në integrimin e supozuar të 4 shërbimeve në 1 (data-zë-tv-mobile), ashtu si dhe në aspektin e detyrimeve ligjore, ku më e rëndësishmja është përputhshmëria me kërkesat e ligjshme (apo të paligjshme?) të Prokurorisë (apo dhe SHISH) për përgjime apo gjurmime të komunikimeve elektronike (zë dhe data) të trafikut të pajtimtarëve.

Kujtojmë këtu që Vodafone Albania nuk ka pranuar kurrë të komentojë mbi përgjimet e realizuara nëpërmjet rrjetit të saj, por Vodafone UK ka raportuar në Britaninë e Madhe mbi këto përgjime, ku cdo vit rreth 5500 përgjime realizohen në Shqipëri nëpërmjet Vodafone. Marrëveshja pas nënshkrimit duhet të njoftohet për miratime pranë rregullatorit të tregjeve të komunikimeve elektronike AKEP dhe Autoritetit të Konkurrencës. “Vodafone” mbetet më i madhi në tregun e telefonisë celulare dhe ka shënuar rritjen më të madhe në treg në vitin 2018.

Të ardhurat u zgjeruan me 7.5%, në 16.3 miliardë. Kompania iu rikthye rezultatit pozitiv, duke raportuar fitime para taksave prej 1.7 miliardë lekësh, nga humbjet prej 790 milionë lekësh të vitit të mëparshëm. Të dhënat më të fundit nga AKEP për tremujorin e dytë të vitit 2019 tregojnë se Vodafone mbetet kryesues në tregun celular me 49 % të tregut pasi zotëron 1 milionë e 204 mijë përdorues aktivë nga 2,460,718 që është numri total i përdoruesve celularë.

"Abcom”, një tjetër operator në telekomunikacione, me shërbimet e trefishta (telefoni, televizion, internet), ka përshpejtuar aktivitetin në 2018-n, duke rritur të ardhurat me 12% në 2 miliardë lekë. Të dhënat më të fundit nga AKEP për tremujorin e dytë të vitit 2019 tregojnë se Abcom zotëron 67 032 pajtimtarë nga akses broadband nga rrjetet fikse ose 16.7 për qind të tregut që raporton në total 399 mijë përdorues.

Ky transaksion shënon ndryshime të strukturës dhe konkurrencës së tregjeve të shërbimeve telefonike dhe sidomos të broadbandit nga rrjetet fikse ku tashmë Telekom Albania dhe Albtelecom që veprojnë në të dyja këto tregje do të ndjejnë më fort konkurrencën e Vodafone në të dyja tregjet, celulare dhe fikse. Ngelet për t’u parë nëse kjo konkurrencë e supozuar do të pasojë dhe ulje të cmimit në treg apo qoftë dhe rritje të cilësisë së shërbimit. Nga ana e Vodafone nuk ka asnjë komunikim për këtë lëvizje në treg.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy