Eksperti i ekonomisë Zef Preçi, për abuzimin me çmimet e karburanteve, ngre shqetësim për peshën që zë një shpenzim i tillë për familjet shqiptare.
Duke folur për “MCN Live” ai deklaroi se në vendin tonë në peshën e çmimit, më shumë se 55% e zënë taksat, ndërkohë që vendet e rajonit janë duke parë masa ndërhyrëse.
Sipas tij, nga shpenzimet totale, një familje shqiptare shpenzon për karburantin rreth 7-8% të buxhetit të saj.
Tregjet nuk janë rregulluar në mënyrë të përshtatshme, shpenzimet e familjeve për karburante shkojnë rreth 7-8% të shpenzimeve mujore, ose katër herë më e madhe se kosto në Gjermani. Aq më tepër që transporti publik në Shqipëri nuk është shumë i mirë, për të mos folur për pastërtinë, kjo ka bërë që pesha kryesore të fokusohet tek makinat individuale.
Në situata të tilla faza e parë është paniku, më tej vjen spekulimi dhe më tej abuziviteti i palëve. Si qeveria dhe bizneset që operojnë në treg janë në të njëjtin kah. Nëse qeveria është e papërgjegjshme, vazhdon me metodën e vjetër, do ngremë task-force, do monitorojmë tregun dhe do vëmë ndonjë gjobë. Shqipëria nuk furnizohet drejtpërdrejtë nga vendet e Gjirit, nuk furnizohet nga Ngushtica e Hormuzit.
Çdo kompani duhet të ketë gjendje tre muaj furnizim. Është i nevojshëm monitorimi më i rreptë i tregut. Qeverisë i shtohen të hyrat buxhetore pa bërë asgjë, ndërkohë që konsumatori rëndohet më tej.
Mungesa e përgjegjësive shtetërore për zhvillimin e industrisë nxjerrëse dhe përpunuese, shfrytëzimi grabitqar i rezervave që gëzon vendi, fakti që industritë e trashëguara janë asgjësuar, sot mungojnë politikat dhe investimet shtetërore apo dhe politika që tërheqin investitorë seriozë që operojnë në këtë fushë.
Në vendin tonë në peshën e çmimit, më shumë se 55% e zënë taksat, ndërkohë që vendet e rajonit janë duke parë masa ndërhyrëse.



