
Emigrantët kryesojnë blerjet e apartamenteve të dyta në Shqipëri. Sonila Xhafa, agjente e pronave të patundshme, thotë se ka interes nga kjo kategori blerësish, të cilët kanë blerë një banesë dhe pasi kanë parë sa i është rritur vlera në treg, vendosin të investojnë në një të dytë.
Ka katër profile blerësish. Ka familjarë të rinj, investitorët, emigrantët dhe të huajt. Këto katër profile takoj unë në treg që kërkojnë një shtëpi të dytë.
Tirana do të preket nga këto ndryshime, Vlora, Durrësi po.
Emigrantët janë të parët. Ata kanë blerë një banesë dhe e kanë parë sa i ka shkuar çmimi dhe blejnë një të dytë. Ka edhe blerës të huaj, për arsye investimi. Blerësit familjarë janë te pronat me hipotekë, te kreditimet.



