Grupi hungarez 4iG, së bashku me qeverinë hungareze, bënë me dije përmes një deklarate për media arritjen e marrëveshjes për blerjen e Vodafone Hungari.
“Ky do të jetë transaksioni më i rëndësishëm në industrinë e telekomunikacionit në Hungari që nga privatizimi i Matáv në vitet 1990”, thuhet në njoftim. Vlera totale e shitjes kap shumën 715 miliardë florinta hungareze, afërisht 1,8 miliardë euro.
Me këtë blerje, grupi i shërbimeve të teknologjisë së informacionit dhe telekomunikacioneve, 4iG merr 51 për qind të aksioneve në operatorin e dytë më të madh hungarez të komunikimit, ndërsa shteti 49 për qind të aksioneve.
Planifikohet që transaksioni të përmbyllet deri në fund të vitit 2022, dhe fillimisht pritet të kalojë në skanera kontrollues.
Blerja e Vodafone Hungary do të rimodelojë rrënjësisht tregun hungarez të telekomunikacionit.
Përveç operatorëve fiks, internetit, TV me pagesë dhe transmetimeve dixhitale tokësore, 4iG do të bëhet gjithashtu një lojtar kryesor në telekomunikacionin celular pas përfundimit të transaksionit. Kujtojmë që grupi 4iG zotëron një pjesë të madhe të tregut të telefonisë në Shqipëri.



