Eksperti i ekonomisë Zef Preçi për evazionin fiskal të “Bankers Petrolium”, thotë se transaksionet janë kryer të gjitha përmes sistemit bankar dhe qeveria nuk përjashtohet nga përgjegjësia.
Duke folur për “MCN Live” tolerimi për një kohë të gjatë të kësaj kompanie ka çuar në prishjen e ekuilibrave sot dhe rikthimi në arkën e shtetit i pasurive të grabitura.
As nuk është zbritur nga Marsi dhe qeveria nuk përjashtohet nga përgjegjësia për situatën e krijuar. Unë nuk jam partizan i arrestimeve, sepse kënaqet pjesa pa tru dhe më e varfra e popullsisë dhe arrestimet nuk maten se cilat pjesë e këtyre pasurive të grabitura kthehen.
Nëse kontrata është firmosur 25 vjet më parë dhe kjo ka sjellë shfrytëzimin e një pasurie që është pasuri e brezave dhe jo e qeverisë, dhe nuk ka sjellë fitimet e pritshme, kjo duhet të ngrinte pikëpyetje.
Nuk duhet të presim që të krijohet një gropë evazioni qindra milionë euro dhe të kënaqemi që arrestohen drejtuesit. Historia jonë ka treguar që për një SMS të Veliajt apo një deklaratë të Kryeministrit Rama shteti shqiptar po paguan qindra milionë euro.
Është e pafalshme për të gjitha qeveritë shqiptare që pas 1991 se edhe pse prodhojmë në sasi të barabartë me sasinë që konsumojmë dhe eksportojmë, ne nuk përpunojmë asnjë pasuri në vend dhe në prodhimin e këtij malli.
Ka nevojë që gjërat të shihen në nivel të politikave. Nuk ka asgjë për tu çuditur në këto shifra se Drejtoria e Tatimeve aty ka qenë, Ministria e Financave aty ka qenë, të gjitha institucionet aty janë.
Mendoj se po bëhet një show që nuk besoj se do kthehen paratë e arbitrazhit. Miliona euro shkojnë për oligarkët në formën e investimeve strategjike.
Shtohen përfituesit e tërthortë me ose pa dokumente. sipërmarrja private është e lirë në Shqipëri që nga 1991, problemi është a ka kufizime në konflikte interesi.
Duhet parë ku cenohet interesi i shtetit. Uroj të mos çohet në një situatë arbitrazhi siç shkoi për rastin Bechetti pasi humbja e shtetit shqiptar do të jetë shumë e madhe.
Ka plot kompani që kanë investuar në resorte, me paratë e gjeneruara nga këtu. Mjafton vendimi i arbitrazhit që qeveria duhet të kishte nxjerrë me forcë fitimet e veta.
Tolerimi për një kohë të gjatë të kësaj kompanie ka çuar në prishjen e ekuilibrave sot dhe rikthimi në arkën e shtetit i pasurive të grabitura.



