
Papunësia në vend ka shënuar rënie gjatë tremujorit të fundit të vitit të vitit që 2017, duke arritur në 13,4 për qind. Por edhe pse, konsiderohet si një rekord historik, që nga viti 1990, Instituti i Statistikave e ka arritur “suksesin” duke regjistruar si të punësuar edhe personat që kanë punuar 1 orë në javë apo ata kanë qenë në trajnim.



