Gazetari Lorenc Rabeta flet për një lehtësi të sistemit të pagesave dhe thotë se gjatë vitit 2024 janë kaluar mbi 4 miliardë euro në vitin 2024.
Nga studio e “MCN Economy” ai deklaroi se është një lajm i mirë edhe zerimi i tarifave brenda bankave shqiptare në kuadër të sistemit “AIPS”, sistemin ndërbankar të pagesave që ka të bëjë me monedhën lekë.
Ndërsa sistemi “SEPA” ku do të bëhemi pjesë, do të thellojë thjeshtimin e pagesave edhe për jashtë vendit.
Kemi shumë nevojë për lehtësim pagesash të tilla. Na vijnë 1 miliard euro remitanca nga jashtë.
Nëse secilës pagesë i mbahet 9 euro komision, mbeten shumë nga këto para në formën e tarifave për transaksione kemi një lajm jashtëzakonisht të mirë.
Sistemi bankar është në avangtardi sa i takon harmonizimit me sistemet bankare europiane, qoftë në luftën kundër pastrimit të parave, edhe në luftën kundër ekonomisë informale.
Pagesa bankare do te thotë më pak para kesh dhe më pak ekonomi informale.
Përmes sistemit “SEPA”, qytetarët dhe bizneset shqiptare do të kryejnë pagesa dhe transferta ndërkufitare sikur të ishin qytetarë të Bashkimit Evropian dhe anasjelltas.



