Çmimet e produkteve të konsumit në Shqipëri kanë pësuar sërish rritje. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Shkurt 2022 është 3,9 %, nga 1,1% që ishte një vit më parë. Rritja vjetore është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,45%, pasuar nga “Transporti” me 0,55%.
Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, tregon se cilat janë shkaqet që kanë ndikuar në rritjen e çmimeve të produkteve të konsumit në vendin tonë, por edhe të naftës, duke theksuar edhe rolin e qeverisë.
Edhe sa i përket vitit të kaluar, Shqipëria kishte në rajon rritjen e dytë më të lartë pas Malit të Zi, e ndjekur nga Kosova me 7.1%, ndërsa situata aktuale e luftës Ukrainë- Rusi duket se ka prekur tregjet NDëRkombëtare duke rrëzuar ekuilibrat.
Alban Zusi, Kreu i Shoqatës së Eksportuesve, rrëfen problematikat me të cilat po përballet ekonomia shqiptare.
Kryeministri Rama vijon të këmbëngul se rritja e çmimit në naftës në vend nuk varet nga qeveria dhe se në këtë periudhë lufte qytetarët duhet të përgatiten për ndryshime të kësaj natyre.



