OSHEE, kriza hidrike me pasoja për financat

OSHEE, kriza hidrike me pasoja për financat

Kriza hidrike nga mungesa e reshjeve ka patur pasoja jo të vogla për financat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë.

“Vetëm si pasojë e blerjes së energjisë kompania ka lëvizur nga buxheti fillestar me 10.8 miliardë lekë. ne këtë situatë ne kemi rishikuar disa nga investimet pasi prioriteti kryesor është sigurimi i energjisë për qytetarët”, tha Çela.

Sipas Çelës fatura e lartë e importeve u përballua nga përmirësimi i menaxhimit. Për 9 mujorin arkëtimet u rritën me 1.2 miliardë lekë krahasuar me vjet, ndërsa në muajin shtator humbjet zbritën në nivel rekord.

“Për muajin shtator për herë të parë u arrit që humbjet e energjisë të bien nën 20 për qind, që është niveli më i ulët në 27 vjet”, thotë Çela.   

Për gjithë vitin humbjet pritet të bien në 26 për qind. Sipas OSHEE, nga këto, vjedhjet janë vetëm 8 për qind ndërkohë që pjesa dërrmuese janë humbje teknike nga rrjetit i amortizuar. Ato mund të ulen vetëm përmes investimeve të reja.

“Për të ulur 1 për qind humbjet duhen 45 milionë euro investime”, thotë administratori i OSHEE-së. 

Me këtë mesatare, për të ulur humbjet në nivele normale kompania i duhen edhe 1 miliardë euro investime.  


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy