Shmangu akcizën, Doganat çojnë në prokurori “Natyral gaz”

Shmangu akcizën, Doganat çojnë në prokurori “Natyral gaz”

Doganat kanë çuar në prokurori subjektin “Natyral gaz”, për fshehjen e të ardhurave.

Sipas një njoftimi të Doganave, biznesi që e zhvillon aktivitetin e tij në Kamëz, me administrator E.K.,ka shmangur detyrimet nëpërmjet shitjes së gazit për ngrohje si gaz për automjete.

Për këtë të fundit oaguhet akcizë prej 8 lekë për litër, por kompania në fjalë furnizohej pranë kompanive importuese të gazit me artikullin "Gaz për ngrohje", për të cilin nuk paguhet akcizë dhe në fakt e shiste tek subjektet e tjera si "Gaz për auto". Në këtë mënyrë, “Natyral gaz” ka shmangur pagesën e akcizës prej 8 lek për litër. 

Sipas akteve administrative të mbajtura nga autoritetet doganore, subjekti i detyrohet shtetit në total në shumën 37.7 milion lekë.

Strukturat Doganore kanë dorëzuar në Prokurori të gjitha materialet, e cila po vijon hetimet në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor dhe strukturat e tjera ligjzbatuese.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy