Ekspertja e procedurave të pronësisë, juristja Ornesta Subashi ndan bindjen se procesi i rivlerësimit ka mbajtur peng shumë shitje.
Duke folur për “MCN Economy”, ajo u shpreh se pprona e individit duhet të jetë e regjistruar, e rivlerësuar në tre muajt e fundit për tu shitur.
Në këtë drejtim shtoi se humbasin mundësinë e rivlerësimit, pronat që nuk janë të rifreskuara.
Shumë prona janë mbajtur peng për tu shitur nga procesi i rivlerësimit, se 15% që ishte çmimi i referencës për shitje për pasuri, ishte shumë i lartë.
Miratimi me 5% është një përqindje e mirë për zhvillimin e pronësisë. Shitjet dhe blerjet kanë qenë gjithë kohës pjesë e realitetit tonë. 5% është një gamë e gjerë. Ne si ekspertë iu shoqërojmë individëve, klientëve, raportin e rivlerësimit.
Nuk është fiks një procedurë që të mbledhë lekët. Zyrtarisht sipas informacioneve që kam, nis nga data 22 janar, deri në dhjetor 2026, kur bëhen procedurat e aplikimit nga qytetarë dhe persona të ndryshëm.
Qytetarët duhet t’iu drejtohen ekspertëve të licencuar për rivlerësim. Prona e individit duhet të jetë e regjistruar, e rivlerësuar në tre muajt e fundit. E humbasin procesin e rivlerësimit pronat e pa rifreskuara.



