Resortet luksoze/ Caca: Nuk rrisin punësimin. Muço: Barrën e taksave e mban biznesi i vogël dhe i mesëm

Resortet luksoze/ Caca: Nuk rrisin punësimin. Muço: Barrën e taksave e mban biznesi i vogël dhe i mesëm

Në studion e MCN Informacion, arkitekti Gjergji Caca dhe Bujar Muço, kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël, diskutuan mbi investimet e mëdha në bregdet. Caca tha se nuk mund të ndërtohet pa pasur një studim nëse ka potencial zhvillimi dhe infrastrukturë. 

 

Ndërsa Muço tha se biznesi i vogël dhe ai i mesëm mban barrën e mbushjes së arkës së shtetit, ndërsa të tilla projekte shpesh nuk sjellin të ardhura.  

 

GJERGJI CACA - ARKITEKT

 

Në logjikë, asnjë vend nuk rri i egër si para 3 mijë vitesh. Por një ndërtim intensive sjell edhe uljen e kërkesës. Nuk mund të marrësh Kasharin e ta çosh në Himarë. Kanë filluar janë dhënë leje nga 15 kate në Himarë. Nuk mund të ndërtosh atje në kundërshtim me vendin. Në bregdet ne kemi rastin perfekt për të treguar si nuk duhet të ndërtohet: Golemin. Nuk është orientuar si vend bregdetar. Për vite me radhë, mushkonja aty ishte mbret sepse nuk kishte kanalizime. Planifikimi ky është. Nuk mund të të vijë një biznes elitar në momentin që ti nuk ke rrugë që të shkosh. Sot doli Rama dhe foli për prerjen e telave. Kjo është infrastruktura. Nuk mund të bëjmë një hotel luksoz nëse nuk ke infrastrukturën e duhur rreth e rrotull. Inxhinierët, arkitektët, deri te punëtorët duhet të jenë të certifikuar. Ne nuk e kapim dot këtë standard. Askush nuk thotë do t’i marrim vendas. Do t’i sjellin me vete punonjësit. Ai banori në Zvërnec ose di të kapë peshk, ose të bëjë vaj ulliri. Nuk di të ndërtojë një resort me 5 yje. 

 

 

BUJAR MUÇO – KREU I SHOQATËS SË BIZNESIT TË VOGËL

 

Ne i kemi mundësitë për të ndërtuar vetë, por na duhet mbështetje. Po të kishte shkallëzim të turizmit, atëherë besoj se do të kishte një ndikim. Ka ndikim fare të vogël, por këto investimet e mëdha mendoj që kalojnë nëpër xhepat e oligarkëve. Po ju them që biznesi i vogël edhe i mesëm është 93% e biznesit që kontribuon. E shikoni Zvicrën? Mbështet biznesin e vogël dhe të mesëm.   

Në momentin që nuk vilen të ardhura në këto investime, atëherë taksat do t’i paguajë biznesi i vogël dhe i mesëm dhe qytetari.  

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy