Dilaveri: Mungon kultura e mospërdorimit të parasë "Cash". Transaksionet në euro, një kambanë alarmi

Dilaveri: Mungon kultura e mospërdorimit të parasë "Cash". Transaksionet në euro, një kambanë alarmi

Flobens Dilaveri, ekspert ekonomie, foli në “Mcn Economy” lidhur me kufizimet e vendosura për blerjet me para në dorë ndaj qytetareve dhe bizneseve.

Dilaveri tha se në vend që të merrej me transaksionet e individëve MF duhet të shqetësohet për faktin që pagesat bëhen në euro.

Kjo sipas tij është një kambanë alarmi që stimulon informalitetin dhe dobëson lekun. Sa i përket përdorimit të parave cash, Dilaveri thotë se shteti në Shqipëri është i dobët dhe kultura mungon, prandaj informaliteti është i lartë.

Ka një diferencim mes blerjeve që bën një qytetar i zakonshëm. Nëse ka më shumë se 40 mijë lekë blerje, shitësi duhet t’ia japë me faturë tatimore. Biznesi s’mund të pranojë më shumë se 150 mijë lekë cash, sepse është subjekti që penalizohet. Megjithatë këto janë rregulla që i zbaton administrata tatimore, por s’i njeh pjesa më e madhe e publikut. Nëse shkon ta blesh një makinë në një subjekt është e pamundur, nëse e bën një transaksion me një individ, prapë duhet ta kalojë një pjesë në bankë. Shteti është i dobët, kultura jonë mungon. Kemi ardhur nga vite të tëra traditë dhe eksperiencë ku gjithçka bëhej me cash. Informaliteti stimulon një fitim më të lartë të biznesve. Ne jemi në tërësi një ekonomi ku 50 për qind informale dhe 50 për qind formale, e thotë FMN-ja. Po t’u referohemi masave që vijnë nga MF, para se të merrej me transaksionet e individëve, MF duhet të dijë që pjesën më të madhe të transaksioneve qytetarët dhe bizneset e bëjnë në euro, kjo duhet të ishte kambana e parë e alarmin. Stimulon informalitet dhe dobëson lekun. MF dhe politikëbërja fiskale më shumë ndërmarrin aksione për të bërë bujë”.

Dilaveri tha se sukses do ishte nëse do të arrihej kufizimi i blerjeve me para Cash mes individëve, por sipas tij kjo është e pamundur, për sa kohë nuk kontrollohet as lëshimi i kuponave tatimor nga një subjekt.

"Për mua ajo që ndikon dhe jep rol është nëse kufizohet te individët, atëherë po, arrihet sukses, sepse ato janë para që qarkullojnë jashtë kanaleve, të pakontrolluara. Është shumë e vështirë të kontrollohen, sepse ne nuk arrijmë të kontrollojmë lëshimin e kuponit tatimor në një subjekt, si do kontrollojmë transaksionin mes meje dhe teje", shprehet ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy