Raporti i KLSH: 534 milionë euro dëm në buxhetin e shtetit

Raporti i KLSH: 534 milionë euro dëm në buxhetin e shtetit

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar raportin e auditimit të institucioneve të qevrisjes qendrore dhe vendore për vitin 2016. Në raport thuhet se nga auditimet e ushtruara gjatë kësaj periudhe janë konstatuar: 1. Parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 25 484 milionë lekë, afërsisht 188 milionë euro.

2. Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 46 844 milionë lekë 346 afërsisht milionë euro, nga e cila: 35 919 milionë lekë në fushën e të ardhurave dhe 10 925 milionë lekë në fushën e shpenzimeve.

Sipas auditimeve të kryera nga KLSH, në total janë konstatuar shkelje në shumën 72 328 milionë lekë, afërsisht 534 milionë euro. Këto shkelje financiare përgjithësisht i përkasin veprimtarisë ekonomiko-financiare për periudhën kohore 2013-2015, përcaktuar për çdo subjekt të audituar në programet e auditimit dhe pjesërisht periudhës kohore 2015-deri në shtator 2016.

Fushat kryesore të shqetësimit publik për çështje të qeverisjes në Shqipëri, nga të cilat 15% e ankesave të adresuara KLSH-së, i takojnë administrimit financiar dhe fushës së prokurimit publik; 52% privatizimit dhe kthimit të pronës; 4%, tatime e dogana dhe 29% fushave të tjera.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy