
Dy javë pas nisjes së fazës së parë të fiskalizimit, bizneset nuk kanë lëshuar ende fatura elektronike.
Sipas verifikimeve të kryera nga Administrata Tatimore, asnjë nga bizneset e pajisura me certifikatën elektronike nuk ka lëshuar ende faturë përmes sistemit SelfCare.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve inkurajon të gjithë tatimpaguesit të përshtatin infrastrukturën e nevojshme për procesin e fiskalizimit dhe të nisin menjëherë procedurat e fiskalizimit të transaksioneve.
Në zbatim të procesit të fiskalizimit, prej datës 1 korrik, bizneset duhet të përdorin sistemin e ri për faturat që lëshojnë me njëri-tjetrin, duke mundësuar raportimin e shitjeve në kohë reale me sistemin e tatimeve.
Megjithatë, për një periudhë tranzitore prove deri më 1 janar të vitit të ardhshëm nuk do të aplikohen gjoba.



