Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të shtunë çmimet e reja të karburanteve, të cilat do të hyjnë në fuqi sot, më 16 maj 2026, nga ora 13:00.
Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e radhës, çmimi i shitjes me pakicë për naftën është caktuar maksimalisht 202 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë për litër.
Ndërkohë, benzina do të tregtohet me pakicë deri në 188 lekë për litër, ndërsa me shumicë deri në 176 lekë për litër.
Bordi bëri të ditur se këto çmime do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme, ku do të reflektohen ndryshimet e reja të tregut.



