Shqipëria dhe Kosova firmosin dy marrëveshje bashkëpunimi në sektorin e bujqësisë

Shqipëria dhe Kosova firmosin dy marrëveshje bashkëpunimi në sektorin e bujqësisë

Shqipëria dhe Kosova kanë forcuar bashkëpunimin në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural përmes finalizimit të dy marrëveshjeve të reja në Tiranë.

 

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij nga Kosova, Armend Muja, ku u diskutua mbi thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në këtë sektor.

 

Fokus i bisedimeve ishte rritja e konkurrueshmërisë së produkteve agroushqimore, mbështetja e fermerëve dhe përafrimi me standardet e Bashkimit Evropian.

 

Salla theksoi se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës do të shërbejë për shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e nismave të përbashkëta në mbështetje të fermerëve.

 

“Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve tona merr një rëndësi të veçantë, duke krijuar mundësinë e shkëmbimit të përvojave midis dy vendeve dhe forcimin e kapaciteteve për zhvillimin e iniciativave të përbashkëta në interes të fermerëve.

Marrëveshja për marketimin dhe promovimin e produkteve agroushqimore synon rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve tona, forcimin e pranisë së tyre në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare”, tha Salla.

 

Nga ana tjetër, ministri i Kosovës, Armend Muja, deklaroi se Kosova ka vënë në dispozicion të Shqipërisë njohuritë dhe përvojën e saj në prodhimin e verërave, si dhe në fusha të tjera të bujqësisë.

 

Ai shtoi se Kosova është e interesuar të përfitojë nga ekspertiza e instituteve shqiptare në fushën e farave dhe prodhimit bimor, me synim rritjen e rendimentit dhe përballimin e sfidave të sektorit.

 

Muja gjithashtu bëri të ditur se po rishikohen barrierat administrative që pengojnë lëvizjen e lirë të mallrave mes dy vendeve, duke synuar fillimisht digjitalizimin e kontrolleve dhe më pas lehtësimin e plotë të procedurave, në frymën e integrimit ekonomik rajonal.

 

Ministri Salla u shpreh se këto marrëveshje pritet të sjellin rezultate konkrete dhe afatgjata për sektorin agroushqimor në Shqipëri dhe Kosovë, duke forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy