Nga studio e ‘MCN Economy’ Gjergj Buxhuku deklaroi se Shqipëria është vendi i vetëm në Evropë për prodhimin e naftës në tokë, por kjo dhuratë e madhe është kthyer në një fatkeqësi të madhe.
Ai u shpreh se kur vjen fjala te nafta, Shqipëria duhet të ishte një vend i bekuar duhet të përfitonim shumë, por e vërteta është se ne jemi vendi do paguajmë naftën më shtrenjtë se vendet e tjera.
Sipas tij shteti shqiptar ka hequr do të nga të drejtat e tij sovrane të pasurive natyrore dhe janë lëshuar në duart e një grupi të caktuar karteli.
Shqipëria sot prodhon naftë dhe është i vetmi vend në Evropë që prodhon naftë në tokë. Shqipëria është më i madhi vend prodhues i naftës në tokë, është gjë e madhe dhe kjo dhuratë kaq e madhe e Zotit tek ne është kthyer në një fatkeqësi. Kjo dhuratë e madhe është kthyer në një fatkeqësi të madhe në ekonominë tonë. Nuk ka thjesht legjenda, Shqipëria është e pasur për nevojat tona me naftë edhe në Shpirag nga kontaktet që kemi me kompaninë që po operon fillimisht u bë një bujë e madhe por është premtuese e mirë si potencial. Fakti është se ka kompani të mira por problem mbeten koncesionet e nënshkruara, kemi një përmirësim relativ të koncesioneve, por jemi larg parametrave të tregjeve në botë. Me dy fjalë dua të them se kur vjen fjala te nafta, Shqipëria duhet të ishte një vend i bekuar duhet të përfitonim shumë, por e vërteta ishte se ne jemi vendi do që paguajmë naftën më shtrenjtë se vendet e tjera, s’kemi asnjë impiant të përpunimit të naftës, shteti shqiptar ka hequr do të nga të drejtat e tij sovrane të pasurive natyrore dhe janë lëshuar në duart e një grupi të caktuar karteli i cili jo vetëm e ka bllokuar por e kanë kthyer në përfitime të veta personale.



